“Është shumë e sjellshme, por…”/ Motra e Gjestit komenton romancën e tij me Eglin

Mediale Vip

“Është shumë e sjellshme, por…”/ Motra e Gjestit komenton romancën e tij me Eglin

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 14:55
Motra e Gjestit

Motra e Gjestit, Blerina pas surprizës që iu bë mbrëmë banorit, ka dhënë një intervistë për “Big Brother Vip Fan Club”.

Ndër të tjera, ajo është pyetur edhe për raportin e të vëllait të saj me Eglin. Ajo u shpreh se Gjesti nuk po luan, ndërsa tha se pavarësisht se Egli është vajzë e mirë, vendimi u takon atyre.

Po në lidhje me Eglin mendon se po luan?

-Jo nuk e mendoj, sa e njoh unë jo.

Do ju pëlqente një romancë mes Eglit dhe Gjestit?

-Ata e vendosin vetë. Nuk jemi kundër. Është shumë e mirë shumë e sjellshme, por vendimi u përket atyre.

Si jeni ndjerë kur keni parë debatet e ashpra të Gjestit me Jozin dhe G-Banin?

-Normal që nuk jemi ndjerë mirë, por nuk kemi pasur ndonjë mendim, ka ndodhur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat