Ronaldo Sharka: Gjesti nuk e do Diellzën, as Xhenetën e Eglin

Mediale Vip

Ronaldo Sharka: Gjesti nuk e do Diellzën, as Xhenetën e Eglin

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 17:35
Ronaldo Sharka

Në ‘Fan Club’ është diskutuar raporti që Gjesti ka me banoren e Big Brother, Egli Takon por edhe për marrëdhëniet e mëparshme.

Ka qenë opinionisti Ronaldo Sharka i cili u shpreh se ai momentalisht nuk do asnjë nga vajzat që janë përmendur në format.

I njëjti thekson se këngëtari pejan është i fokusuar në lojë dhe se e do lojën e famën.

“Momentalisht unë mendoj dhe besoj fort që Gjesti nuk e do as Diellzën, nuk e do as Xhenetën dhe Gjesti mbi të gjitha nuk e do as Eglin. Gjesti do lojën, Gjesti do famën, koncertet, Gjesti do parashutat”, tha ai.

Flet gjithashtu edhe për sjelljen e Eglit që ka patur këto ditë, duke shtuar se nuk është një shembull i mirë për vajzat që e ndjekin.

Lexo po ashtuBëhet viral kërcimi i Ledion Liços në hapje të spektaklit duke kopjuar Kendrick Lamar

“Gjesti ka thënë unë dua famën. Më vjen keq që një vajzë e rritur që të rejat e shohin si shembull Eglin dhe ai nuk është shembulli, nuk është kjo dashuria që një mashkull 1.60 centimetra të të përzë kur të do nga krevati, kur të do Gjesti”.

“Kjo vajza duhet të ketë më shumë respekt për veten dhe e ka shkelur dinjitetin e vet në Big Brother”, tha ndër të tjerash Ronaldo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat