Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën

Mediale Vip

Miku tjetër flet për aludimet që Gjesti ka ushtruar dhunë në Diellzën

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 18:42
DJ Gimbo

Miku i Gjestit, DJ Gimbo, ka qenë i ftuar në ‘Fan Club’, teksa ka folur për të gjitha aludimet që kanë qarkulluar në kohët e fundit.

Ai ka folur për ish-partneren e këngëtarit pejan si dhe për raportet që kanë pasur.

I njëjti gjithashtu ka komentuar aludimet që ka bërë ish-miku i banorit të Big Brother, Alberati.

Sa i përket asaj nëse ka ushtruar dhunë në të, Gimbo thekson se duhet të jesh brenda me ta, për të vërtetuar një gjë të tillë.

“S’kam mbajtur kontakte as në atë kohë. I kam shkëputur. Kanë pasur aludime njerëzit, kanë folur, kanë dhënë deklarata të rrejshme. Kanë folur gjëra që nuk janë të vërteta. Nuk është mirë që një mashkull ose një femër me dhënë asi lloj deklarata për të”, u shpreh ai.

Tutje tha: “Nuk kam pasur asnjë kontakt me Diellzën prej kohës kur ata janë ndarë. Pa marrë parasysh edhe pse është bërë një kohë që janë ndarë. I kam parë deklaratat e Alberatit. Te ne thonë, kur ta jep ai lart këta poshtë vetëm flasin. Dikush është shumë lartë, dikush shumë poshtë”.

Ndër tjerash shtoi: “Unë Diellzën e kam respektuar prej Gjestit, për Gjestin. Nuk e mohoj asnjëherë. Nuk mendoj që ka ndonjë lloj komenti, për me dit nëse ka ndodh kjo ish dasht me qenë brenda, unë nuk mund të di nga prapaskena. Secili çift ka mosmarrëveshje, ka ulje – ngritje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat