Pas fitores së tij në Big Brother VIP Kosova 3, Drilon Rama ka vazhduar të jetë aktiv në platformën e tij në YouTube, duke publikuar video që tërheqin vëmendjen e ndjekësve të tij. Së fundmi, ai ka udhëtuar drejt Tiranës për të takuar Sarën, një tjetër figurë e njohur nga ky edicion i spektaklit.
Në videon e publikuar, Driloni dhe Sara kanë zhvilluar një bisedë të hapur, duke u fokusuar kryesisht tek punët që ata po bëjnë pas përfundimit të Big Brother VIP. Ata kanë diskutuar projektet e reja që kanë nisur dhe mundësitë që iu janë hapur si pasojë e përvojës në BBVK.
Po ashtu, ata janë rikthyer edhe tek momentet më të paharrueshme të eksperiencës brenda shtëpisë, duke përmendur situata dhe biseda që kanë ngjallur interes dhe debate gjatë kohës që ishin të mbyllur.
Kjo bisedë e natyrshme dhe miqësore ka tërhequr vëmendjen e shumë ndjekësve, që janë kuriozë për të mësuar më shumë rreth jetës së tyre pas programit dhe mënyrës se si po menaxhojnë famën që ka ardhur si pasojë e pjesëmarrjes në një spektakël kaq të suksesshëm.