Deklarata e rëndë e Valbonës, përlotet Gerta – banorët mundohen ta qetësojnë

Mediale Vip

Deklarata e rëndë e Valbonës, përlotet Gerta – banorët mundohen ta qetësojnë

Më: 16 shkurt 2025 Në ora: 22:36
Big Brother VIP Albania 4

Valbona Mhilli ditën e sotme (e diel) ka bërë një deklaratë të rëndë ndaj Gerta Gixharit.

Ajo ka sjell disa gjëra nga jashtë në raport me gazetaren, duke i thënë se ‘dehet nëpër klube dhe se e ka parë duke flirtuar me të tjerë’, ndonëse është e martuar prej shumë vitesh.

Kjo gjë e ka prekur tejet shumë Gertën, e cila ka reaguar në mënyrë të revoltuar.

E njëjta u përlot derisa Rozana Radi dhe Laert Vasili janë munduar ta qetësojnë, duke i qëndruar pranë.

“Po më prek në gjënë më të shtrenjtë që kam jashtë”, u shpreh Gixhari duke thënë kështu për familjen.

Gerta theksoi tutje se nuk ia lejon një gjë të tillë dhe se duhet të mbajë përgjegjësi për këtë.

Valbona kurrsesi nuk ka pranuar që t’i kërkoj falje për këtë, duke thënë se e preku në moral.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat