Shakira është shtruar në spital.
Këngëtarja 48-vjeçare e cila sapo ka nisur turneun e saj botor, është dërguar në spital për shkak të problemeve me barkun, duke e detyruar atë të anulonte koncertin në Peru.
“Më duhet ta anuloj koncertin për shkak të disa problemeve abdominale”, ka thënë ajo në një deklaratë në rrjete sociale.
“Mjekët më thanë se nuk jam në gjendje të mirë për të performuar”, vazhdoi ajo.
Artistja shtoi se ishte shumë e mërzitur për anulimin e koncertit sepse kishte pritur me padurim të ribashkohej me fansat e saj në Peru.
Shakira tha se shpreson të lirohet dhe të mirë në mënyrë që të jetë në gjendje të performojë të hënën.