Producenti muzikor dhe ish-shoku i Gjestit, Alberati, ka reaguar pas deklaratave të fundit të DJ Gimbos në Fan Club.
Kjo pasi DJ tha se nuk beson që Gjesti të ketë ushtruar dhunë në Diellzën, pasi nuk kanë qenë asnjëri brenda me ta.
Mes tjerash, Gimbo mohoi të gjitha gjërat që Alberati tha ditë më parë për Gjestin në një intervistë për Prive.
Alberati ka reaguar sërish në rrjete sociale duke i ftuar për një përballje sy me sy, për t’i zbuluar të vërtetat.
Më poshtë reagimin e plotë:
“Sa lart qenkeni ju që ju vjen kaq zor me pranu të vërtetën edhe me nxjerr një më fal nga goja? Dhe sa poshtë jam unë që ju ftoj të dalim sy me sy gjithë kohën.
Ti ke qenë prezent në rastin ku është shtruar dhunë mbi Diellzën bashkë edhe ishi jot. Gazetari ka të drejtë shumë pse se kam lajmëruar rastin? Në atë kohë për Gjestin edhe për ty kam qenë në gjendje të mbaja plumin edhe burgun.
E ke ulur kokën s’ke fol asnjë fjalë kam filluar të reagoj kam thënë se s’bëhen këto sjellje më keni thënë lëre mos ndërhy, të nesërmen më është thënë nga vetë Gjesti që të mos përzihem kurrë në lidhjen e tij, mes tij dhe Diellzës”.