Fero ka qenë i ftuar së fundmi në “Shok Podcast”, ku ka folur për shumë gjëra nga jeta dhe karriera e tij.
Mes tjerash, ai nga prezantuesi Fis Juniku u pyet edhe për formatin e famshëm, Big Brother VIP.
Sa i përket Gjestit, Fero shtoi se nuk e njeh personalisht, por që i duket i talentuar.
“Nuk e njoh personalisht, por me të tregu drejt krejt po flasin për atë djalë edhe mua më ka rënë me rastis, mendoj që është talent ai djalë, nuk më ka rënë kështu personalisht nuk e di se çfarë është puna e tij, asgjë”, u shpreh ai.
Ish-këngëtari gjilanas tha po ashtu se i duket emision shumë ‘selaqki’, për fshatarë.
“Nuk përcjelli Big Brother, me të tregu drejt më duket shumë selaqki, emision për katunarë, katunarët i përcjellin, më fal nëse dikush mundet me u prek”, tha ndër të tjerash.
Fero vlen të ceket se ka kohë që është larguar nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame.