Mel Gibson ka zbuluar se ka pasur mundësinë të përfshihet në listën e ngushtë për rolin e James Bond në fillim të karrierës së tij.
Gjegjësisht, siç pretendon Gibson, në vitet 80-të ka marrë një telefonatë nga Albert Broccoli, një nga producentët e serialit Bond, i cili ia ka ofruar rolin.
“Ai më tha se donin që unë të isha James Bond. Mendova se isha vetëm 26 vjeç dhe vendosa që në fund të fundit roli nuk ishte për mua, kështu që vendosa të shkoja në një drejtim tjetër”, tha ai.
Gibson theksoi se nuk donte të mbahej mend gjithmonë si James Bond dhe për këtë arsye zgjodhi projekte të ndryshme që i mundësonin të kishte një karrierë të larmishme.
Gjithashtu zbuloi se ai refuzoi rolin e Maximus në filmin “Gladiator”, i cili në fund i shkoi Russell Crowe.
“Ridley Scott më ofroi një rol në “Gladiator”, por nuk mund ta pranoja sepse isha duke filmuar “The Patriot” në atë kohë. Ndonjëherë pyes veten se si do të kishte qenë nëse do të kisha pranuar, por jeta vazhdon”, tha Gibson