Kanye West reagon ndaj pretendimeve për kasetën e tij seksuale të vitit 2012

Mediale Vip

Kanye West reagon ndaj pretendimeve për kasetën e tij seksuale të vitit 2012

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 08:19
Kanye West

Kanye West ka reaguar ndaj pretendimeve të Kevin Blatt, i njohur si “fiksuesi i Hollywood-it”, i cili tha se kishte parandaluar publikimin e një kasete seksuale të reperit në vitin 2012.

Blatt postoi një imazh të West dhe e sfidoi në Instagram, duke përmendur ndihmën e tij për të ndaluar shitjen e videos për 395,000 dollarë (376 mijë euro).

Në një postim të fshirë më pas në X, West reagoi duke shkruar: “Ishte një natë argëtuese, mezi pres ta shoh përsëri”, shkruan DailyMail.

Image
Kanye West

Blatt u kundërpërgjigj ashpër, duke e akuzuar West për performancë të dobët dhe duke përmendur përdorimin e MDMA.

Ky zhvillim vjen mes polemikave të shumta rreth reperit, përfshirë komentet e tij antisemitike dhe shitjen e bluzave me svastika, që çuan në mbylljen e llogarisë së tij në X dhe tërheqjen e mbështetësve të tij.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij, Bianca Censori, thuhet se është larguar nga martesa e tyre dyvjeçare, ndërsa njerëzit pranë West po e braktisin në përpjekje për të ruajtur reputacionin e tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat