Joz Marku: Urime Pavarësinë Kosovë, lavdi dëshmorëve që dhanë jetën për këtë vend dhe të gjithë atyre që luftuan për këtë ditë

Mediale Vip

Joz Marku: Urime Pavarësinë Kosovë, lavdi dëshmorëve që dhanë jetën për këtë vend dhe të gjithë atyre që luftuan për këtë ditë

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 18:11
Joz Marku

Ish-banori i Big Brother VIP Albania 4, Joz Marku, ka uruar Kosovën për 17 vjetorin e Pavarësisë.

Këngëtari shqiptar ka bërë një dedikim të ndjerë duke shtuar që Shqipëria feston bashkë me ta, për një komb që nuk u gjunjëzua kurrë.

Mes tjerash, shton ‘lavdi për të gjithë ata që dhanë jetën për lirinë që e gëzojmë sot’.

Postimi i plotë i Jozit (pa ndërhyrje):

“Urime Pavarësinë Kosovë.

Gëzuar këtë ditë të shenjtë, vëllezër dhe motra të Kosovës. Sot feston bashkë me ju gjithë Shqipëria për krenarinë dhe fuqinë e një kombi që nuk u gjunjëzua kurrë.

Zoti e bekoftë Kosovën dhe gjithë shqiptarët kudo që janë.

Lavdi dëshmorëve që dhanë jetën për këtë vend dhe të gjithë atyre që luftuan për këtë ditë.

Për shumë vite Kosovë e lirë dhe krenare.

Një komb, një zemër. Shqipëri Kosovë, përjetë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat