Debati me Gerta Gixharin, e ka acaruar shumë Valbona Mhillin, e cila shprehu pakënaqësinë e saj për komentet që iu bënë asaj. Valbona i tha Rozanës se komentet kanë vënë në dyshim moralin e saj.
“O Roza, po luan me moralin tim. Ti ma ke thënë një gjë dhe pastaj menjëherë e ke thënë për ‘trekëndëshin’ G-Ban, Laert, ti”, u shpreh Valbona.
Në mbrojtje të saj, Rozana sqaroi se nuk e kishte përmendur atë në atë kontekst, duke u shprehur:
“S’e kam thënë për atë punë. Ta tha Ledioni ‘treshe’ dhe ju iu hodhët ‘trekëndësh’”.
Valbona këmbënguli se kishte qenë fjala për trekëndëshin dhe se ndiente se ishte keqinterpretuar:
“Por ajo femër… Kam shkuar, i kam ndenjur afër, kam shkuar vetëm për ta provokuar dhe i kam folur për gjithë situatën time brenda kësaj shtëpie. I kam thënë: ‘Mos më gjyko, se unë kam thënë kështu. Ti mund ta shikosh si të duash, por kjo është e vërteta.’ Më kërkoi njëfarë ndjese, dhe tani po bën të njëjtën gjë përsëri. Ajo vajza ka dalë me zarf të zi. Duhet të mbajë përgjegjësi, o Rozi. Janë 60 ditë, kam njerëz jashtë. Kam avokatët e mi. Unë do t’i ngre padi kësaj vajze për shpifje. Nuk më shqetëson fare, por janë 60 ditë, nuk është një ditë”.