Iftuar sot në “Live From Tirana” ishte ish-banori i “Big Brother VIP 4”, Petro Xhori, për të komentuar banorët e jo vetëm.
Ai ka folur në një moment për Livian, për të cilën është shprehur:
“Livian e njihja mirë rreth një vit e gjysmë. Bënim këngë me Mevlanin dhe vinin në studio të dy, rrinim të gjithë grup shoqëror. Është vajzë e mirë”.
![Image](/media/botasot.info/images/2025/February/17/auto_7JfCZIR9-petro_sd1739812772.jpg)
Pjesë nga intervista:
Kush duhet ta fitojë sipas tij?
Dua që ta fitojë Laerti. Niveli i bisedave me të janë shumë të larta.
Lidhur me këngën e re, u shpreh:
Për pak ditë del kënga e re. Do gënjeja nëse do thoja që nuk është dedikim. Tani jam single.