Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, nuk lë anash asnjëherë e nuk harron datat e rëndësishme.
Ajo ka uruar të gjithë përmes rrjeteve sociale me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Ylli, që ka bërë krenarë shqiptarët, ka ndarë disa momente në Instagram – aty ku ndiqet nga miliona njerëz.

“Urime Ditën e Pavarësisë vendi im”, ka qenë përshkrimi që ka vënë sipër imazhit.
Ora vlen të ceket se ka performuar në një koncert special në nder të dekadës së Pavarësisë para mijëra njerëzve në Sheshin e Prishtinës.
E njëjta mbahet mend si këngëtarja e parë shqiptare që tejkaloi kufijtë ndërkombëtar të muzikës, duke u kthyer në një nga emrat më të suksesshëm.
Më pas ka qenë Dua Lipa, Bebe Rexha, Ava Max e shumë që kanë ‘shpërthyer’ në tregun botëror.
