Momente festive për Pavarësinë e Kosovës, banorët këndojnë e kërcejnë krah flamurit që krijuan

Mediale Vip

Momente festive për Pavarësinë e Kosovës, banorët këndojnë e kërcejnë krah flamurit që krijuan

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 19:34
Momente festive për Pavarësinë e Kosovës

Kosova feston sot 17-vjetorin e Pavarësisë. Më 17 Shkurt të vitit 2008, në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 deputetë, Kuvendi shpalli Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Flamuri shtetëror i Kosovës u shpalos që në ditën e shpalljes së Pavarësisë në seancën solemne të Kuvendit.

E në këtë ditë të shënuar, banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 4”, kanë kënduar e kërcyer me këngët patriotike.

Po jo vetëm kaq, pasi Vëllai i Madh u dha si sfidë që të krijonin flamurin e Kosovës me objekte që ndodhen në shtëpi.

Banorët morën jastëkët e divanit blu dhe makarona për të bërë yjet. Gjithashtu me makaronat ato shkruan edhe “Gëzuar Kosovë”.

 

Pasi realizuan në mënyrën më të bukur flamurin, banorët u bashkuan të gjithë bashkë për të bërë një fotografi.

Banorët bënë me duar simbolin e shqiponjës dhe thanë njëzëri: “Gëzuar Kosovë”, dhe më pas nisën duke kënduar këngën “Shqipëri e madhe, Shqipëri etnike”.

 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat