Ish-banorja për Eglin: Nuk e mbështet as familja. Loja e saj nuk ka vlerë

Mediale Vip

Ish-banorja për Eglin: Nuk e mbështet as familja. Loja e saj nuk ka vlerë

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 20:28
Ledjona Xheladinaj, Egli

Debatet mes personave të njohur për lojën e Eglit në Big Brother VIP nuk kanë të ndalur.

Së fundmi është ngritur pikëpyetja e radhës: a ka ajo mbështetjen e familjarëve?

Gazetarja Ledjona Xheladinaj, e cila para një viti ishte vetë pjesë e këtij spektakli, ka dhënë një mendim të sajin i cili është pasuar nga reagime të shumta.

“Mua më bën përshtypje se në asnjë studio televizive nuk kam parë të afërmit e Eglit të flasin për lojën e saj. Dhe kjo tregon në heshtje që familjarët e saj nuk janë dakord me këtë Egli që po shohin në Big Brother.” – është shprehur Xheladinaj.

Ishte kjo deklaratë që nxiti diskutime mes opinionistëve dhe ndjekësve të spektaklit.

Ndërkohë, Ronaldo Sharka ka bërë një koment të drejtpërdrejtë për dinamikën e saj në raport me Gjestin: “Sa më shumë i thotë Gjesti ‘largohu’, aq më shumë afrohet.”

Nga ana tjetër, Shqipe Hysenaj shtoi: “Egli krenari nuk ka. E ka shkelur”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat