Aktorja e njohur bëhet virale në rrjet, shkak bëhet fustani i saj me

Mediale Vip

Aktorja e njohur bëhet virale në rrjet, shkak bëhet fustani i saj me

Më: 17 shkurt 2025 Në ora: 21:21
Emma Stone

Emma Stone arriti të bëhej virale në internet me pamjen që zgjodhi për 50-vjetorin e SNL.

Aktorja parakaloi në tapetin e kuq me një fustan të veçantë, i cili kishte edhe vend për ushqime.

Ylli i Hollivudit zgjodhi një fustan të kuq, me xhepa në lartësinë e belit, të cilin e kishte mbushur me… kokoshka.

Madje, kur ka mbërritur para paparacëve, ka dashur të fotografohet duke mbajtur në duar kokoshka. Ajo e ka kompletuar look-un e saj me taka të kuqe.

Fansat e saj u siguruan që ta lavdërojnë për “idenë e zgjuar”, pasi vetëm me një fustan ajo linte vend për kaq shumë snacks. Siç pritej, pamja e saj u bë shpejt virale në Twitter, ku shumica e lavdëruan yllin se sa “qesharake”, “pakomplekse” dhe “origjinale” është ajo.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat