Një mesazh i ndjerë dhe plot dashuri u shfaq për Aldon gjatë “Big Love”, nga ish partnerja e tij, Ana dhe vajza. Në mesazhin e tyre, ata shprehën mallin e madh për të dhe treguan se Akira ka ndryshuar aq shumë saqë ai mund të mos e njohë kur ta takojë.
“Jemi shumë krenare me ty. Please, keep your standards high and don’t forget your north star! Te duaaammm,” shkruhet në mesazh, duke e inkurajuar Aldon të vazhdojë të jetë i fortë në lojë.
Në fund, ata lanë një mesazh me humor duke i thënë se “Mami needs vacations, kur të dalësh Kira është e gjitha e jotja.”
Ky mesazh duket se ka prekur Aldon, i cili ka marrë një mbështetje të madhe nga familja e tij jashtë shtëpisë së BBV.