Nuk ndalet – Vserlo i afrohet Gjestit te fytyra dhe i flet me tone të larta

Mediale Vip

Nuk ndalet – Vserlo i afrohet Gjestit te fytyra dhe i flet me tone të larta

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 08:24
Vserlo dhe Gjesti

Vserlo dhe Gjesti po vazhdojnë të kenë debate të ashpra me njëri-tjetrin në Big Brother VIP Albania.

Me të hyrë brenda, ai i është vërsulur këngëtarit pejan dhe po e ndjek në çdo hap që po bën.

Situata mes tyre nuk ka qenë e mirë as së fundmi, ku Vserlo i afrohet te fytyra Gjestit dhe e quan përndjekës.

“O përdorues situatash, budallenjt nuk i mbaj, përndjekës”, iu drejtua ai.

Artisti nga Kosova ndërkohë i ka thënë vazhdimisht se nuk mund të përballet me të.

Në shtëpinë e famshme tashmë kanë hyrë katër banorë të rinj, përveç Vserlos edhe Kelly, Ola dhe Rizarta.

Në televotim për këtë javë kanë dalë vetëm vajzat e shtëpisë nga nja avantazh që pati Krisa Çaushi. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat