Tenton të puth në buzë, Egli i kthehet Loredanës: Mos guxo se del me zarf të zi

Mediale Vip

Tenton të puth në buzë, Egli i kthehet Loredanës: Mos guxo se del me zarf të zi

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 10:33
Egli dhe Loredana

Vajzat e shtëpisë këto ditë kanë qenë të zjarrta dhe kanë krijuar situata të ndryshme.

E në këtë duket të ketë ndikuar televotimi pasi janë të gjitha në nominim nga një avantazh që pati Krisa Çaushi.

Loredana veçanërisht ka qenë e ashpër dhe ka prodhuar ngjarje të shumta me banoret e tjera.

E një të tillë e pati edhe me Egli Takon, ku në një moment u afrua që ta puthte në buzë.

Egli nga ana tjetër nuk e lejoi dhe i tha: “Mos guxo se do të dalësh me zarf të zi’.

Ajo e ka përndjekur edhe në dhomë të gjumit, për të kthyer këtë në favor të saj.

Sidoqoftë, pritet të shihet se kush nga femrat e shtëpisë do të eliminohet sonte. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat