Banorët në Big Brother VIP Albania 4 kanë marrë sërish mesazhe nga miqtë e familjarët përmes ‘Big Love’.
E mesazhet më interesante duket se i erdhën Laert Vasilit, njërit prej banorëve më të veçantë në këtë edicion.
Ai mori një mesazh nga një fanse, e cila e quajti një burrë të rafinuar me njohuri për fusha të ndryshme.
Mes tjerash, bën shaka se pse nuk i qëllojnë burra të tillë asaj, por Valbona Mhillit, marrë parasysh që shprehu një pëlqim për të në këtë format.
“Një burrë i rafinuar me njohuri për artin, historinë dhe letërsinë, po pse s’më bien burrat si ti, por i bien Bonës që nejse. Laert je i mrekullueshëm”, thuhet në mesazh.
E në anën tjetër, edhe gazetarja shprehu në një formë një pëlqim për Laertin, edhe pse pati shumë përplasje mes tyre.