Nga humbja e prindërve te dashuria e madhe për nipin dhe mbesën! Rrëfimi emocionues i Rozanës, shpërthen në lot pas surprizës

Mediale Vip

Nga humbja e prindërve te dashuria e madhe për nipin dhe mbesën! Rrëfimi emocionues i Rozanës, shpërthen në lot pas surprizës

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 23:37
Rozana

Rozana Radi është surprizuar në “Big Brother VIP”, pas rrëfimit të saj emocionues.

Boshllëkun që i ka mbetur pas humbjes së prindërve, banorja shprehet se e ka mbushur me dashurinë e fëmijëve të motrës.

Rozana foli për dashurinë e madhe që ka për nipin dhe mbesën, Nikol e Egi.

“Fillimi me Egin ka qenë një eksperiencë e mrekullueshme. Një fëmijë që mori dashurinë e një familjeje të madhe. Jam nga këto tezet që i llastoj, i dua pa kushtr, dhurata marin vetëm për festa si gjithë fëmijët e tjerë, ashtu dua t’i trajtoj. Dua që shpejt të kem familjen time, me fëmijët e mi”, deklaroi Rozana në dhomën e rrëfimit.

Më pas ajo shkoi në dhomën e surprizave ku u surprizua nga Vëllai i Madh. Ishte mbesa ajo që u shfaq aty për të takuar tezen e saj.

Mbesa i dhuroi edhe një varëse Rozanës, të cilën ajo u shpreh se e mbante prej vitesh në qafë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat