Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania 4, banorët kanë marrë një surprizë të veçantë nga një kompani vendore, e cila iu dhuroi veshje me simbole dhe figura historike shqiptare.
Këto dhurata u pritën me entuziazëm nga pjesëmarrësit, të cilët i veshën menjëherë dhe nisën të komentojnë dizajnet unike.
Një nga dhuratat që tërhoqi më shumë vëmendje ishte një duks i dhuruar për Gjestin, në të cilin ishin të vizatuara tri figura historike: Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, komandanti legjendar Adem Jashari dhe luftëtari patriot Çerçiz Topulli.
Por një moment i çuditshëm dhe njëkohësisht humoristik ndodhi kur Gjesti, duke parë figurat, kishte vështirësi të njihte Çerçiz Topullin.
Për shkak të stilit të animuar të vizatimit, ai e ngatërroi me Jezusin, duke ngjallur reagime dhe të qeshura mes banorëve. Pasi vërejti paqartësinë e tij, ai pyeti banorët e tjerë se kush ishte në të vërtetë figura e tretë në vizatim.
Ky episod u bë menjëherë viral në rrjetet sociale, me shumë ndjekës të spektaklit që e komentuan si një moment zbavitës brenda shtëpisë. Në ndërkohë, dhuratat me simbole kombëtare u vlerësuan nga publiku si një mesazh patriotik i bukur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.