Procesi i numërimit të votave po vazhdon, dhe me 60 për qind të votave të numëruara deri më tani, janë bërë publike rezultatet paraprake të kandidatëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Megjithatë, një emër që mungon në listën e 35 kandidatëve më të votuar të partisë është ai i Lumbardh Salihut, fituesit të Big Brother VIP Kosova 2, i cili këtë vit kandidoi për deputet nën siglën e LDK-së.
Pavarësisht mbështetjes së madhe që kishte në spektaklin e njohur televiziv, rezultatet e publikuara deri më tani sugjerojnë se ai nuk ka arritur të sigurojë një numër të konsiderueshëm votash për t’u renditur mes kandidatëve kryesorë të LDK-së.
Kjo nënkupton se shanset e tij për t’u bërë deputet po zvogëlohen, megjithëse numërimi i votave ende nuk ka përfunduar plotësisht.
Mbetet të shihet nëse ndonjë ndryshim mund të ndodhë me publikimin e rezultateve të plota nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ).