Këngëtarja shqiptare Donna Dafi konfirmohet si imazhi i ri i markës “Escada” për vitin 2025

Mediale Vip

Këngëtarja shqiptare Donna Dafi konfirmohet si imazhi i ri i markës “Escada” për vitin 2025

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 17:22
Këngëtarja shqiptare Donna Dafi

Pas një fushate të gjatë për adhuruesit e brendit “Escada” se kush do të jetë imazhi i ri për vitin 2025, sot u zbulua në rrjetet sociale, duke e quajtur “Zbulim i madh”, dhe u publikua imazhi i këngëtares ndërkombëtare Donna Dafi.

Në Instagram-in e Escada, mes të tjerash shkruhet: “Donna Dafi është fytyra e re e “Escada”. Një sensacion global, këngëtare e fuqishme, përcaktuese e trendeve dhe një ikonë e vërtetë.

E njohur për stilin e saj të jashtëzakonshëm, ajo nuk po vesh “Escada”, por e personifikon atë. Dafina po sjell një energji tërësisht të re. E ardhmja e “Escada”-s tani është edhe më emocionuese! A jeni gati për atë që do të vijë?”.

Po ashtu, në mesin e këtyre postimeve theksohet se përveç imazhit, Donna Dafi ka kushtuar edhe një këngë këtij brendi, e cila do të publikohet më 21 shkurt 2025.

Tani, “Escada” me imazhin e ri të Donna Dafit është shfaqur në të gjitha dyqanet e markës në botë, si dhe në platformat digjitale dhe ato të printuara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat