“Je i ulët, do japësh llogari por jo këtu”/ Vserlo pyet Olën: Po më kërcënon?

Mediale Vip

“Je i ulët, do japësh llogari por jo këtu”/ Vserlo pyet Olën: Po më kërcënon?

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 18:03
Ola dhe Vserlo

Ola dhe Vserlo kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin teksa ndodhin në oborr duke shijuar rrezet e diellit.

Ola i kthehet banorit duke i thënë se ai do të japë llogari një për një për gjërat që i ka thënë dhe shton ‘por jo këtu’. Vserlo i drejtohet duke e pyetur nëse po e kërcënon dhe banorja i përgjigjet ‘jo’.

Pjesë nga debati:

Ola: E di si i ke? Të gjitha të shënuara, e di si do japësh llogari për këto? Një më një do japësh llogari

Vserlo: Boll u fëlliqe. Në këto momente që po flasim e vetmja gjë më vlerë që ke është çakmaku që erdha e të kërkova, kaq

Ola: Normale, kush ta jep ty. Ti do japësh llogari djalë i dashur, por jo këtu

Vserlo: Mirë. Ça po më kërcënon për jashtë?

Ola: Jo

Vserlo: Po më kërcënon mua jashtë, pasi më ke lënë 4 lajthi dhe më ke lagur me ujë

Ola: Je aq i ulët. Unë nuk jam si ti që të luaj me ushqim që është gjynah

Vserlo: Po ma hodhe moj koherenca zero

Ola: Nuk ta kam gjuajtur unë, nuk jam spiune të tregoj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat