Rozana i bërtet Gjestit dhe Livias: Më plasi…

Mediale Vip

Rozana i bërtet Gjestit dhe Livias: Më plasi…

Më: 19 shkurt 2025 Në ora: 19:09
Big Brother VIP Shqiperia

Debatet në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” duket se nuk kanë fund mes banorëve, madje edhe atyre që duket se kanë një aleancë me njëri-tjetrin. Livia është mërzitur që mbrëmë nga grupi i saj, pasi thanë emrin e saj si banore e dobët dhe që rrezikon të dalë nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.

Teksa po debatonte me Danjën, Gjesti iu drejtua duke i thënë që të mos merret me të, por të flas me Rozanën, e cila thoshte që e ka shoqe dhe më pas ‘ia futi’.

Gjesti i tha që të mos i ruaj zërin Rozanës pasi po bën vetë sikur nuk ka zë. Me zërin e ngjirur këngëtarja i kthehet banorit duke i thënë ‘boll u talle se nuk është për t’u tallur’.

“O Gjesti qenke interesant i madh, a ka mundësi, se do më ikë fare po them. Pusho, boll u talle se nuk është për t’u tallur. Më keni çmendur, nuk kam zë po them, pusho. Më shkatërruat nga nervat. Më plasi mua se ça mendon ti dhe ti, fare s’më plas, kur juve s’ju plas për mua. Më lër rehat”, tha Rozana.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat