Eftuar sot në emisionin “Pardon My French” ka qenë ish-banorja e BBV, Dea Vieri. Ajo ka treguar më shumë detaje në lidhje me shoqërinë që ka me njërin prej banorëve që ka hyrë ditën e shtunë, Vserlo. Dea para pak ditësh i dërgoi banorit një mesazh nëpërmjet “Big Love” të cilin Vserlo e lexoi dhe u përlot.
Si është marrëdhënia e Dea Vierit me Vserlon? Si një ish-banore cila ka qenë këshilla që ajo i ka dhënë?
"Një nga këshillat kryesore që i dhashë unë ishte që të mos i bëjë të gjithë armiq sepse i duhen edhe miq. E pashë që ka marrëdhënie të mira me Loredanën, Danjën. Edhe me Gertën të cilën ne e kemi simpatizuar që jashtë. Por mesa pashë unë ai më shumë ka bërë armiq sesa miq aty, e mori me një vrull shumë të madh dhe shpresoj që të mos lodhet. Është gjatë gjithë kohës duke luftuar dhe e shoh që edhe kur ai do të pushojë dhe të bëjë një pauzë nuk e lë njeri që të rimarrë veten. Unë e pashë që është pak i ngarkuar".
Jonida e pyeti Dean edhe në lidhje me pyetjen që Tiri i bëri Vserlos në lidhje me orientimin e tij seksual. Ish-banorja u përgjigj duke thënë:
"Unë mendoj se ishte shumë e pavend. Është shumë e rrallë ose ti duhet të kesh shumë kofidenca me një njeri që ta pyesësh për orientimin e vet seksual. Në fund të fundit, Vserlo ka hyrë aty si Vserlo si vetja e tij dhe çfarë rëndësie ka? Nuk e kuptoj se për çfarë i hynte në punë Tirit orientimi seksual i Vserlos. Si të jetë hetero, si të jetë bi, si të jetë gay apo aseksual çfarë rëndësie ka kjo? Ai nuk do të hyjë aty dhe të përfaqësojë një grup të caktuar njerëzish, ai do të përfaqësojë veten e tij. Vserlo do të përfaqësojë artin, këto sherret, personalitetin dhe karakterin e tij pa u justifikuar".
Për pjesën e ngacmimeve si natyrë Dea tregoi se i njëjtë është dhe jashtë por jo aq shumë sa po shfaqet në Big Brother.