Në ditët e fundit të Big Brother VIP Albania 4, atmosfera brenda shtëpisë është bërë më e hareshme dhe banorët po mundohen të shijojnë momentet e fundit të lojës.
Një skenë që ka tërhequr vëmendjen e publikut ishte sjellja e Gjesti, i cili për një moment “harroi” të dashurën e tij brenda shtëpisë, Eglin, dhe u argëtua me dy prej vajzave të tjera, Livian dhe Olen.
Gjesti fillimisht mori në krahë Livian dhe më pas, në një skenë plot lojë dhe humor, i hipi sipër në shtrat.
Më pas, duke e ruajtur të njëjtin energji të lartë, ai vazhdoi me Olen, të cilën e tërhoqi zvarrë drejt dhomës së gjumit, duke nxitur të gjithë banorët që të zgjojnë energjinë dhe të shijojnë ditët e fundit të lojës.
Pavarësisht se veprimet e tij ishin brenda kuadrit të lojës dhe humorit, ky moment nuk ka kaluar pa reagime nga shikuesit, të cilët po spekulojnë për reagimin e Eglit dhe nëse ajo do të ndjejë xhelozi për sjelljen e partnerit të saj.
Me përfundimin e edicionit gjithnjë e më afër, dinamika mes banorëve po bëhet edhe më interesante, duke lënë hapësirë për situata që ngjallin diskutime brenda dhe jashtë shtëpisë së famshme