Ditën e djeshme, Elhaida Dani festoi ditëlindjen! Urime të shumta për të, por kemi ndjesinë se kjo datë do të mbetet edhe më e veçantë për këngëtaren në vitet që vijnë.
Shikoni këtë foto! Elhaida dhe Lediani duket se kanë festuar së bashku në Itali, në një udhëtim romantik dhe intim si çift. Deri këtu, gjithçka është shumë bukur… por shiheni më mirë!
A e vini re atë unazë me gur në gishtin e saj? Po, pikërisht në gishtin e fejesës!
Dhe, nëse kjo nuk ishte mjaftueshëm intriguese, balerini ka publikuar vetë foton duke e shoqëruar me fjalët “Përgjithmonë e imja.” Një deklaratë që tingëllon shumë si një premtim i madh…
Kjo na bën të mendojmë… a ka ndodhur propozimi? Ka shumë gjasa që po! Tani presim vetëm konfirmimin nga çifti.
