Përkundër që e ka pasur vazhdimisht përkrahje nga publiku, fituesi i sezonit të dytë të BBVK, Lumbardh Salihu që kandidoi për deputet, nuk arriti t’i sigurojë votat nga qytetarët
Kur LDK e bëri publike listën e tyre me kandidatët për deputetë, emri i Lumbardh Salihut mori vëmendje.
Fituesi i “Big Brother VIP Kosova 2” megjithatë nuk arriti të performojë mirë në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Sipas listës së përditësuar të numërimit të votave Lumbardh Salihu nuk ka arritur të sigurojë votat e mjaftueshme për të përfituar mandatin e deputetit.
Sipas listës ai ka arritur të sigurojë vetëm 5 mijë e 118 vota, të pamjaftueshme për të siguruar ulëse në Kuvendin e Kosovës transmeton Reporteri.
Lumbardh Salihu u bë i njohur në publik me pjesëmarrjen e tij në edicionin e kaluar të formatit “Big Brother VIP”, ku edhe fitoi.
Para kësaj, ish-futbollisti dhe modeli nuk ishte një fytyrë shumë e njohur për publikun kosovar.
Ai është djali i ish-deputetit të VV-së, Salih Salihu, i cili më 2018 në valën e largimeve, e braktisi VV-në, duke iu bashkuar grupit të ri parlamentar “Grupi i Deputetëve të Pavarur”, që përbëhej nga të larguarit nga Vetëvendosja.