Teksa dita nisi mjaft bukur dhe e qetë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, situatat ndryshuan menjëherë. Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme në “Big Brother VIP 4” mes Livias dhe Danjës.
Livia po bënte sherr me Loredanën ku ofendimet ndaj njëra-tjetrës nuk munguan. Këtu ndërhyn Danja duke thënë ‘qetësohuni, qetësohuni’.
Në këto momente Livia i drejtohet duke i thënë se nuk ka të drejtë me iu thënë të tjerëve se çfarë të bëjnë. Banorja iu drejtua ashpër asaj duke ofenduar: “O ti vajzë, o ti rrugaçe mëso si të sillesh”
Pjesë nga debati:
Livia: Ti nuk ke të drejtë me i thënë askujt se çfarë të bëjnë, more vesh, mbylle
Danja: Kam të drejtë që ç’ke me të
Livia: Ik se e ke treguar kokën edhe ti, po ik o Danja shiko punën tënde, pi një cigare dhe kafen e rri urtë me Aldon dhe shikoni
Danja: O ti vajzë, o ti rrugaçe mëso si të sillesh
Livia: Unë di
Danja: Më kë flet?
Livia: Pyetja e duhur me kë flas? 100 standarde
Danja: Të erdha dje e të fola si banore dhe mi përdore fjalët sipas qejfit tënd
Livia: Jo
Danja: Që të mbajti Rozana me thonj dhe ia kthen kështu
Livia: Më ka mbajtur publiku
Danja: S’të vjen zor
Livia: Për çfarë?
Danja: Ti thuash faleminderit që të ka mbajtur në shtëpi