“Historia ime është…”/ Debat me tone të larta mes Laertit dhe Gertës: Se të thanë edhe opinionistët…

Mediale Vip

“Historia ime është…”/ Debat me tone të larta mes Laertit dhe Gertës: Se të thanë edhe opinionistët…

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 17:20
Laert Vasili, Gerta Gixhari

Gerta Gixhari dhe Laert Vasili kanë patur një përplasje mjaft të fortë me njëri-tjetrin ditën e sotme. Teksa ndodheshin jashtë në oborr duke pirë kafe dhe duke shijuar rrezet e diellit, një debat i ashpër ndodhi mes tyre.

Gerta e pyet në një moment Laertin se pse i ka thënë që nuk është me standard dhe ai u mundua që t’ia shpjegonte.

“Po, standardet e tua janë këto, të cilat kur them unë që je e vetmja që s’më pyete për dhëmballën, siç nuk besove për ilaçet e atij djalit, kërkoje recetën se je edhe okuliste ti”, tha Laerti.

Ndërkohë Gerta e kundërshtoi dhe Laerti i tha më pas se ajo i përdor atij histori nga jashtë.

Pjesë nga debati:

Gerta: Fjala standard nuk ka lidhje me talk show, çdo të thotë që ti nuk ke standard? Se ma the shumë qartë atë ditë

Laerti: Po, standardet e tua janë këto, të cilat kur them unë që je e vetmja që s’më pyete për dhëmballën, siç nuk besove për ilaçet e atij djalit, kërkoje recetën se je edhe okuliste ti

Gerta: Kam të drejtë të dyshoj te gjërat e mia

Laerti: Ti s’ke të drejtë të dyshosh në vlerësimin mjekësor

Gerta: E kjo do të thotë që nuk kam standard

Laerti: Jo nuk ke. Se t’a thanë edhe opinionistët dhe Ledioni që një personi që sapo të ka rrëfyer një varësi, ti nuk e nxit të pijë

Gerta: Të nxita ty? T’a kam përdorur ndonjë ditë?

Laerti: Edhe i the Livias dje që ai më ka rrëfyer historinë bashkë me atë tjetrën

Livia: Unë të kam thënë që ajo po e përdorë atë fjalë se ti ia ke rrëfyer historinë Lorit

Gerta: Atë natë me kë ishe me mua apo me Lorin?

Laerti: A të ka thënë Gerta që ajo ia përdor Laertit sepse ia ka treguar asaj

Livia: Po që Lori ka marrë historinë

Laerti: Pse thua jo? Apo as atë se mban mend

Gerta: S’ma ke thënë mua pra historinë

Laerti: Ti nuk kupton kur të flas, më duhet të rifreskoj kujtesën

Gerta: Pse isha pa standard këtu, te kjo histori, ku s’kam dorë te kjo histori

Laerti: Ishe përpara ti kur ia thashë Lorit

Gerta: Po

Laerti: Pra e ke dëgjuar historinë

Gerta: Jo se kam dëgjuar historinë, kam qenë duke folur vetë

Laerti: Pse e beson Lorin?

Gerta: Ça lidhje ka

Laerti: Faktin duhet t’a kryqëzosh. Historia ime është histori dashurie

Gerta: E ke treguar aty, e ke thënë nëpër intervista

Laerti: Mos sill histori nga jashtë

Gerta: E the edhe këtu, ja the Lorit

Laerti: E ke dëgjuar kur ia tregova?

Gerta: Dy fjalë të dëgjoj nga ajo dhe e kuptoj ça është historia

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat