Alec Baldwin diagnostikohet me çrregullim stresi post-traumatik pas vdekjes së Halina Hutchins në xhirimet e “Rust”

Mediale Vip

Alec Baldwin diagnostikohet me çrregullim stresi post-traumatik pas vdekjes së Halina Hutchins në xhirimet e “Rust”

Më: 21 shkurt 2025 Në ora: 18:58
Alec Baldwin

Alec Baldwin u diagnostikua me çrregullim stresi post-traumatik (PTSD) pas goditjes fatale në xhirimet e filmit western “Rst” në tetor 2021, kur drejtoresha e fotografisë Halina Hutchins humbi jetën për shkak të aktorit.

Drejtoresha e fotografisë Halina Hutchins humbi jetën më 21 tetor 2021, kur arma që mbante Baldwin u shkrep gjatë xhirimeve të Western. Aktori u akuzua për vrasje, por u deklarua i pafajshëm. Baldwin ka pohuar vazhdimisht se ai nuk e tërhoqi këmbëzën dhe se ai nuk ishte në dijeni se arma përmbante plumba të vërtetë. Çështja e tij u pushua në korrik 2024.

Aktori dhe bashkëshortja e tij Hilaria Baldwin kanë bërë zbulime për gjendjen e tij psikologjike 3 vite e gjysmë pas ngjarjes tragjike. Gruaja e aktorit, duke folur për revistën People, tha se burri i saj u diagnostikua me çrregullim stresi post-traumatik pas vdekjes së Hutchins.

Aktori 66-vjeçar shprehet edhe në trailerin e “The Baldwins”, premierë më 23 shkurt në TLC, se ndihet më mirë kur është duke fjetur sesa kur është aktiv në jetë. Ai vetë i tha një miku: Jam më i lumtur kur jam duke fjetur sesa kur jam zgjuar.

Diku tjetër, Baldwin pranoi: Viti i kaluar ka qenë i tmerrshëm. Kishte raste kur shtrihesha në shtrat dhe thosha: Nuk mund të ngrihem. Ky nuk jam unë. Unë kurrë nuk kam qenë i tillë.’

Megjithatë, si aktori ashtu edhe bashkëshortja e tij janë shprehur se fëmijët e tyre kanë qenë burim gëzimi në këtë periudhë të vështirë të jetës së tyre.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat