Në mbrëmjen e djeshme, shumë situata interesante dhe tepër pikante kanë ndodhur.
Në lavanderi, Gjesti po bisedonte me një prej banoreve të reja, Olës, duke i bërë pyetje për jetën e saj private.
A je në lidhje?
Pas përgjigjes së Olës se nuk është në lidhje, Gjesti i ka kthyer një përgjigje që dhe ai nuk është në një lidhje.
Më pas ai vijoi duke e ngacmuar atë duke i thënë se si do t’ia bëjnë, pasi të dy janë beqarë.
Biseda përshkoi një moment tensioni, ndërsa Valbona, e cila duket se tashmë është shoqe e Eglit, ndërhyri për ta ndryshuar situatën, duke i bërë të qartë Gjestit se nuk do ta lejonte të vazhdonte me veprime të tilla.
Eglin e kam shoqe unë, nuk të lej me bo këto cili fili.