Këngëtarja e njohur, Joana Smakaj, e ftuar në emisionin “Glamour Zone”, në “Ora News”, tregoi ndër të tjera edhe ndryshimet që solli martesa në jetën e saj.
Pjesë nga intervista:
Ester Bylyku: Ke qenë nuse tradicionale? Prit dhe përcill?
Joana Smakaj: Po.
Ester Bylyku: Këtë nuk e kishim ditur, ky është realisht një detaj I ri.
Joana Smakaj: Nga sjellja e bukës në krevat nga mami, duhet të prisje njerëzit që të gatuaje. Atëhere nuk kishte as “YouTube” që të mësoje të gatuaje, se sot ccdo gjë e mesojmë. Ajo ka qenë pak vështirësi plus edhe vazhdimësia, nuk dija se si të përshtatesha. Kur je shumë e re nuk ke shumë informacion përsa I përket jetës ose martesës. Krejt normale besoj.
Ester Bylyku: Ti ke qenë nga ato nuse që ke jetuar me prindërit e bashkëshortit?
Joana Smakaj: Jo, me bashkëshortin kam jetuar po vinin njerëz se e kemi ne shqiptarët. Kush e ka shtëpinë në Tiranë hajde se shkojmë andej sonte.