Këngëtarja e njohur Arta Bajrami ka shprehur mllefin e saj për gjendjen aktuale të hapësirave përreth liqenit të Badovcit, duke e cilësuar atë si një fenomen të dëmshëm për natyrën.
Me një postim të fuqishëm në llogarinë e saj në Instagram, ajo i bëri thirrje mediave dhe publikut që të përkushtohen më shumë për mbrojtjen e këtij vendi të bukur.
“Pas këtyre mbeturinave të tmerrshme, fshihet një mrekulli natyrore: liqeni i bukur i Badovcit,” shkroi Arta, duke theksuar se natyra e pastër është e rrezikuar nga papastërtitë që po akumulohen në këtë zonë.
Ajo theksoi se mbajtja e pastërsisë mjedisore nuk është vetëm një çështje ekonomike, por një pasqyrë e varfërisë kulturore që mbretëron në shoqërinë tonë.
“Mbajtja e pastërsisë mjedisore s’ka të bëj me varfërinë ekonomike në të cilën ndodhemi si shtet, por ka të bëj me varfërinë kulturore. Ne jemi të varfër në tru”, shtoi artistja, duke e vënë theksin te rëndësia e edukimit dhe ndërgjegjësimit për mbrojtjen e ambientit.

Për të ilustruar gjendjen e keqe, Arta i bashkëngjiti shkrimit të saj një video direkte nga vendi i ngjarjes, e cila shfaqte mbeturinat dhe pasigurinë mjedisore që po rrezikojnë bukurinë natyrore të liqenit.
Kjo video u postua në InstaStory, duke sjellë vëmendjen e ndjekësve dhe duke i bërë ata të reflektojnë mbi rëndësinë e mbrojtjes së natyrës.