Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Ariana Grande, ka zbuluar se i pëlqen të luajë Monopoly në internet me të panjohur, duke e konsideruar një nga mënyrat e saj të preferuara për të kaluar kohën gjatë udhëtimeve apo pushimeve në xhirime.
Në një intervistë për “Vogue: What’s In My Bag?”, ajo rrëfeu: “Unë e kam gjithmonë iPad-in tim me vete dhe më pëlqen të luaj Monopoly online me të huaj. Jam në nivelin 80, nuk po bëj shaka”.
Grande shtoi gjithashtu se përdor tabletin kryesisht për Monopoly dhe fermën e saj virtuale, shkruan DailyMail.
Çfarë mban Ariana në çantën e saj?
Gjatë intervistës, ylli i “Wicked” tregoi çantën e saj të zezë ‘Loewe’, duke e cilësuar si të përshtatshme për ditët e ngarkuara.
Brenda saj, ajo kishte telefonin, kapëse veshësh, pika për kollën, kufje, vaj livande, aromën e saj MOD Vanilla dhe disa bare vegane.
Një nga sendet më të veçanta në çantën e saj ishte një dhuratë nga një fanse: një libër i vogël me vizatime dhe citate nga filmi “Wicked”, të cilin Ariana e ruan me shumë dashuri.
Filmi i fantazisë muzikore “Wicked”, ku Grande luan rolin e Glindës, është një sukses i madh në kinematë botërore, duke arkëtuar afro 727.9 milionë euro.
Filmi ka marrë 10 nominime për ‘Oscar’, duke përfshirë atë për Filmin më të Mirë dhe Aktoren më të Mirë në Rol Dytësor për Grande.
Ceremonia e 97-të e Çmimeve Oscar do të mbahet më 2 mars, ndërsa vazhdimi i filmit, “Wicked: For Good”, pritet të dalë në kinema më 21 nëntor.