Oriola Marashi, një nga vajzat më të komentuara të showbiz-it shqiptar, dhe moderatorja Antonela Berisha, e njohur për karakterin e saj të fortë dhe karrierën televizive, ndodhen aktualisht me pushime në dy nga destinacionet më të lakmuara nga VIP-at: Maldive dhe Dubai.
Megjithatë, një detaj i përbashkët ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve – të dyja po fshehin identitetin e partnerëve të tyre. Oriola, e cila ka qenë pjesë e markave të njohura si “Guess” dhe “Dolce & Gabbana”, është një ndër modelet më të suksesshme shqiptare në arenën ndërkombëtare. Në këto ditë pushimi, Oriola ka shpërndarë imazhe mahnitëse nga një resort luksoz në Maldive.
Ajo shfaqet duke pozuar me bikini të guximshme, duke theksuar format e saj perfekte, por gjithnjë e vetme. Në postimet e saj, Ori nuk ka harruar të provokojë me sunsualitetin e saj, por ndonëse kurioziteti është i madh, ajo nuk ka pranuar që të zbulojë se kush është personi që e shoqëron në këto ditë të nxehta.

Me anë të një “InstaStory,” pak kohë më parë, modelja e njohur ka konfirmuar se është në një romancë të re. Ajo ka postuar një foto nga ashensori krah partnerit, por është kujdesur të mos ia zbulojë identitetin këtij të fundit.
“Storyt” e saj vijuese dëshmojnë se çifti mund të kenë dalë në një darkë romantike së bashku. Një detaj tjetër që vihet re është veshja e çiftit, i cili mesa duket kanë preferuar të shfaqen “matchy matchy”, Oriola me një fustan sterrë të zi dhe patneri i saj me një pale pantallona dhe këmishë të së njëjtës ngjyre. E duket se çifti ka vendosur ta shijojë dashurinë e tyre në një destinacion ekzotik, si është Maldives.
Nga ana tjetër, Antonela Berisha, ka zgjedhur Dubain për të kaluar pushimet e saj. Me stilin e saj ekstravagant dhe jetën luksoze që shpesh e ndan me ndjekësit, ajo ka postuar imazhe nga restorante ekskluzive, hotele me pesë yje. Por postimi që ‘provokoi’ kuriozitetin e ndjekësve, ishte pikërisht një foto e saj me një buqetë të madhe lulesh.
Mesa duket edhe Antonela këto ditë po i shijon me të dashurin e saj, që ka preferuar t’ia mbajë imazhin privat. Antonela Berisha ka folur për herë të parë në media pas ngjarjes së rëndë të disa muajve më parë, ku ajo dhe motra e saj, Mariela Berisha, shpërfytyruan me shishe qelqi Klea Prengën.
Ajo ka theksuar se nuk ka qenë e përfshirë drejtpërdrejt në këtë incident, por ka qenë motra e saj, ndërsa e ka përshkruar si një periudhë të vështirë për familjen e saj. Sipas Antonelës, ajo ishte në vendin e gabuar dhe në momentin e gabuar gjatë ngjarjes.

“Ka qenë një periudhë jo fort e lehtë për ne dhe familjen time. Doja të sillja edhe një mesazh, që pavarësisht të këqijave që kalojmë në jetë ne ringrihemi më të fortë. Kam nxjerrë një mësim, mos bini pre e provokimeve, sidomos kur jemi person publik. Unë nuk jam e përfshirë direkte në këtë ngjarje, është motra ime. Jam ndodhur në momentin e gabuar dhe në vendin e gabuar atë natë”, tha ajo.
Antonela shtoi më tej se ato i kishin kërkuar falje Klea Prengës në gjykatë, ndërsa i kërkoi falje publikisht dhe familjes së saj dhe publikut.
“Për momentin jam me masë sigurie dhe hetimet vazhdojnë. Unë nuk e njihja personalisht vajzën, mua nuk më kishte cenuar. Po i kemi kërkuar falje në gjykatë, i kërkojmë falje edhe familjes sonë që i kemi stresuar. I kërkoj falje edhe publikut”, tha Antonela.
Por tashmë duket se kjo ngjarje është lënë pas edhe prej saj dhe ka nisur sërish të shijojë jetën. Në postimet e fundit, ajo duket më e dashuruar se kurrë, teksa shijon jo vetëm dashurinë, por edhe luksin. E natyrisht që ne do të jemi shumë vigjilent, për të parë detaje që mund të na zbulojnë se kush janë meshkujt që shoqërojnë dy vajzat në këto ditë pushimesh të nxehta.
