Sherri në shtëpinë e Big Brother vijon të intensifikohet, teksa Gjesti është vënë përballë një zgjedhjeje të vështirë.
Ky vendim nuk u prit aspak mirë nga Egli, e cila ka shfaqur hapur xhelozinë e saj për Gjestin në javët e fundit. Ajo u duk e mërzitur dhe e zhgënjyer nga zgjedhja e tij, duke mos e fshehur pakënaqësinë në shtëpi.
Nga ana tjetër, diskutime rreth këtij vendimi nuk munguan as në dhomën e gjumit, ku Rozana e sfidoi Gjestin duke e pyetur pse nuk zgjodhi Vserlon për të ndarë krevatin.
Reagimi i tij ishte i menjëhershëm dhe i ashpër: “Çfarë Vserlo more, me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht,” tha Gjesti duke shfaqur hapur tensionin dhe konfliktin e vazhdueshëm që ka pasur me Vserlon brenda shtëpisë