Marrëdhënia mes Rozanës dhe Livias ka pësuar një krisje të dukshme brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania, duke u bërë një nga temat më të diskutuara të momentit.
Sot, opinionistja Neda Balluku e komentoi këtë situatë, duke e quajtur atë një “lëshim” nga ana e Rozanës.
Sipas Nedës, arsyeja kryesore e këtij largimi është fakti se Livia nuk i shërben më Rozanës, e cila më parë e kishte mbajtur nën “ombrellën” e saj dhe e kishte përdorur si një pikë mbështetjeje.
Neda u shpreh: “Lëshimi ka ardhur sepse nuk i shërben më për asgjë”.
Më tutje ajo vazhdoi: “E para, Livia i ka shërbyer Rozanës për ta dëgjuar, sepse kur ajo donte t’i fliste publikut, e mbante Livian aty. E dyta, dikush që të adhuron e të sheh si idhull, sigurisht që të shërben”.
“Këtë sot Rozanës ia bëjnë Egli dhe Valbona, ndaj Livia nuk i duhet më. Nuk e di si do të shkonte rrugëtimi i Livias po të mos ishte nën ombrellën e Rozanës, por di të them se—po e them për herë të parë—ti, Rozana, ia ke vjedhur ‘Big Brother’-in e saj Livias”.
Kjo deklaratë e fortë e Nedës ka ndezur edhe më shumë diskutimet mbi raportin mes Rozanës dhe Livias, duke lënë të hapur pyetjen se si do të zhvillohet marrëdhënia e tyre në vazhdim.