Mbrëmjen e djeshme, Gjesti mori një shpërblim të veçantë nga Vëllai i Madh si lider i shtëpisë së “Big Brother VIP 4”, në një ngjarje të mbushur me emocion dhe tension.
Ai u përball me “Valixhen e Tundimeve” në dhomën e surprizave, ku gjeti 7 zarfe, të mbushura me shpërblime dhe dënime, duke shtuar dinamizmin e lojës.
Gjatë natës, Gjesti, ndonëse fillimisht i vëmendshëm, ra në gjumë dhe këtë moment e shfrytëzoi Vserlo, i cili ia doli të vjedhë dy zarfe pa u vënë re.
Edhe Rozana ishte një ndër banoret që vodhi zarfe, ku një prej tyre u shpreh se e fshehu tek gjoksi.
"Kurrë nuk kishte për ti gjetur. I futa tek cicat", u shpreh banorja.