Zonja dhe zotërinj, koha pothuajse ka ardhur… ose shpresojmë!
Rihanna ka folur gjatë për albumin e saj të ardhshëm – një projekt për të cilin është spekuluar, diskutuar, teorizuar dhe ëndërruar për gati një dekadë, që kur albumi i saj i tetë “Anti” doli në vitin 2016.
Në një intervistë të re me Harper’s Bazaar të publikuar të shtunën, këngëtarja dhe manjati i modës adresoi dëshirën pothuajse të ethshme për më shumë informacion mbi muzikën e saj të re, duke thënë se “sapo kam thyer kodin për atë që unë me të vërtetë dua të bëj për punën time të ardhshme. Në fakt ndihem shumë mirë për këtë”.
Por ajo nuk dha një datë të saktë publikimi.