Tom Hardy shokon kalimtarët, ylli i Hollywood shëtit qenin i maskuar

Mediale Vip

Tom Hardy shokon kalimtarët, ylli i Hollywood shëtit qenin i maskuar

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 08:43
Tom Hardy

Ylli i Hollywood-it, Tom Hardy, ka preferuar të mbulojë fytyrën teksa shëtiste qenin e tij.

Aktori i njohur nga filmi “Venom” është parë disa herë në jugperëndim të Londrës, duke shëtitur qenin e tij, Blue, një bulldog francez.

Ky vend ishte më shumë se 30 milje larg nga shtëpia e tij, që ka një vlerë prej 5 milionë paund, ku jeton me gruan e tij, Charlotte Riley.

Banorët e zonës e kanë njohur menjëherë, kur qeni i tij, Blue, i doli nga kontrolli dhe Tom, 47 vjeç, ishte i detyruar të hiqte maskën që mbante.

“Tom është një vizitor i zakonshëm këtu. Njerëzit po flasin që është shumë larg nga shtëpia e tij. E kanë parë herët në mëngjes. Është një situatë e çuditshme.”- ka deklaruar një banor sipas The Sun.

Dëshira e Tomit për të shëtitur qenin e tij ishte e dukshme edhe në mbrëmjen e Shën Valentinit, kur ai erdhi me një Audi RS Q8, që ka një vlerë prej 150,000 paund. Tom, baba i tre fëmijëve, u martua me Charlotte-n në vitin 2014, pasi ishin njohur gjatë xhirimeve të filmit “Wuthering Heights”.

Në Britani, ai është i njohur kryesisht për rolin e Alfie Solomons në serialin e famshëm të BBC-së, “Peaky Blinders”, por gjithashtu fitoi një nominim për çmimin Oscar për rolin në filmin “The Revenant” në vitin 2015.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat