Njihet për bukurinë e saj. Kurorat e spektakleve të bukurisë i mban me krenari, si ato të fituara në Kosovë, Shqipëri por edhe më tej. Fjala është për Agnesa Vuthajn, e cilësuar si një ndër vajzat më të bukura shqiptare.
Kanë kaluar më shumë se 20 vite prej kur ajo mori pjesë në konkurset e bukurisë dhe triumfoi. E qysh prej atëherë, e njëjta ka mbetur në mendjet dhe zemrat e publikut, për atë që natyra ia ka falë e dhe për ato punë që vetë i krijoi.
E si një Ujor që ajo është, ditëlindjen e festoi së fundmi.
Rri shtrembët e fol drejt: ajo duket shumë më e re se sa që është.
E se cili është sekreti që rrudhat s’po ia takojnë assesi fytyrën, na tregon vetë bukuroshja në kronikën në vijim: