A do ta shohim Heidi Bacin si aktore?

Mediale Vip

A do ta shohim Heidi Bacin si aktore?

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 10:08
Heidi Baci

Heidi Baci ishte e pranishme në premierën e filmit Dashuri me këste, ku e shijoi mbrëmjen si shikuese. Gjatë bisedës me Fatos Sulo nga Uëtëfë Show, ai i tha me humor:

“Të shohim vetëm në Fan Club.”

E angazhuar me projekte të reja, Heidi u shpreh se po i dedikon gjithë energjinë punës:

“Jam shumë e impenjuar me punën, kështu që po jap maksimumin e energjisë.”

Megjithatë, ajo pranoi se po mësohet gradualisht me dinamikën e re:

“Po mësohem avash-avash dhe ndihem çdo herë e më shumë si në shtëpi. Po marr edhe ato konfidencat për të bërë ndonjë batutë ndonjëherë, por avash-avash.”

E pyetur nëse do të eksperimentonte me aktrimin, Heidi nuk e përjashtoi një mundësi të tillë:

“Nëse do më jepej mundësia, patjetër që po. Pse jo? Unë jam tipi që i provon të gjitha.”

Ndërsa për jetën personale, sidomos atë dashurore, preferoi të mos komentojë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat