Loja e njohur e litarëve është rikthyer, duke vendosur banorët përballë një sfide që kërkon durim, bashkëpunim dhe vendosmëri.
Këtë herë, ata janë ndarë në tre grupe, ku çdo anëtar është i lidhur me litar me pjesën tjetër të ekipit të tij.
Sfida është e qartë: grupi që arrin të qëndrojë i lidhur më gjatë dhe të mos dorëzohet, do të shpallet fitues dhe do të marrë një shpërblim, ndërsa grupi humbës do të përballet me një dënim.
Rregullat janë strikte – dorëzimi i vetëm një banori çon në eliminimin nga sfida e gjithë grupit.
Gjithashtu, litari nuk duhet të hiqet në asnjë rrethanë, qoftë gjatë larjes, përdorimit të tualetit apo aktiviteteve të përditshme.
Kjo e bën sfidën edhe më të vështirë, duke testuar jo vetëm rezistencën fizike të banorëve, por edhe durimin dhe strategjinë e tyre për të bashkëpunuar si një ekip.
Vëllai i Madh do të drejtojë lojën dhe do të vendosë prova të ndryshme gjatë sfidës, duke i vënë banorët në situata të paparashikuara.
Tashmë mbetet për t’u parë cili grup do të arrijë të rezistojë më gjatë dhe kush do të dorëzohet i pari. Sfida sapo ka nisur, dhe tensioni brenda shtëpisë po rritet.