Çka ndodhi? Olly vendos të mos përfaqësojë Italinë në Eurovision

Mediale Vip

Çka ndodhi? Olly vendos të mos përfaqësojë Italinë në Eurovision

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 12:31
Olly

Pasi u shpall fitues i Sanremo-s 2025, Olly kishte kohë deri më 23 shkurt për të vendosur nëse do të përfaqësonte Italinë në Eurovision Song Contest 2025 në Bazel. Dje në rrjetet e tij sociale Olly ka njoftuar se ka vendosur të heqë dorë nga mundësia për të marrë pjesë në Eurovision.

Fituesi i spektaklit muzikor italian nuk është automatikisht përfaqësuesi i tyre pasi ata kanë zgjedhjen ta refuzojnë mundësinë për të valëvitur flamurin italian në konkursin televiziv të preferuar muzikor evropian nëse duan. Kjo është hera e parë që nga viti 2016 që fituesi i Festivalit të Sanremo-s zgjedh të mos përfaqësojë Italinë në konkurs.

“Kam vendosur të heq dorë nga mundësia për të marrë pjesë në Eurovision, me vetëdijen se është një nga ato gjëra që ndoshta ndodh vetëm një herë në jetë. Falenderoj ata që më votuan dhe më dhanë mundësinë të kem këtë privilegj: Shpresoj t'ju shoh së shpejti në një nga koncertet e mia për t'ju kthyer gjithë dashurinë që marr këto ditë,” shkroi Olly në një postim për Instagram.

“Për mua, ky vendim është mënyra ime për të dëgjuar veten dhe ndoshta edhe mënyra ime e shtrembër për të thënë faleminderit. Disa do të thonë se po heq dorë nga një ëndërr, mirëpo mendoj se thjesht kam zgjedhur ta jetoj atë në kohën time.
I uroj një fat të madh kujtdo që zë vendin tim: muzika në Itali është plot me artistë të mrekullueshëm dhe kasti i këtij viti është prova më e sinqertë e kësaj. Gjithmonë besoni! Diçka po ndryshon dhe është e qartë për të gjithë.
Ju përqafoj dhe shihemi në turne, Federico,”
përmbylli ai.

Kush do ta përfaqësojë Italinë në vend të Olly-t në Eurovision?

Gjithsej 29 këngë kanë konkurruar në edicionin e 75-të të Festivalit të Sanremo-s, i cili tradicionalisht u zhvillua në Teatro Ariston në Sanremo. Pas pesë netëve të festivalit, rezultatet përfundimtare ishin si më poshtë:

1. Olly – “Balorda nostalgji” – 23.8%
2. Lucio Corsi – “Volevo essere un duro” – 23,4%
3. Brunori Sas – “L'albero delle noci” – 20,3%
4. Fedez – “Battito” – 17.7%
5. Simone Cristicchi – “Quando sarai piccola” – 14.8%

RAI i ka shprehur mirënjohje Olly-t për kontributin e tij në edicionin e 75-të të Festivalit di Sanremo dhe i ka uruar një karrierë të gjatë dhe të suksesshme dhe përveç kësaj, transmetuesi ka uruar nënkampionin e spektaklit Lucio Corsi për pranimin e mundësisë për të përfaqësuar Italinë në Eurovision-in e 69-të duke qenë përfaqësuesi i tyre i 50-të në konkursin e këngës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat