“Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme”, plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Mediale Vip

“Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme”, plas debati mes vajzave, pas tërheqjes së Eglit nga sfida

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 12:59
ba

Në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Egli ka braktisur sfidën duke u liruar nga litari, çka ka sjellë një debat të fortë me Gertën.

Në këtë situatë është përfshirë edhe Rizarta, për të cilën Egli beson se nuk është në rrezik për eliminim.

Sipas Eglit, Rizarta nuk është e rrezikuar për dy javët e ardhshme, pasi është zgjedhur nga Gjesti për të ndarë krevatin me të.

Kjo ka bërë që Egli të mos shqetësohet për fatin e saj në lojë, ndërsa i kërkon Gertës të mos e dramatizojë situatën.

Egli ka shpjeguar se është e lodhur dhe nuk mund të vazhdojë më, duke theksuar se sonte nuk është në gjendje të vazhdojë sfidën.

“Nuk mundem më, nuk ju vij dot nga prapa, të paktën sonte jo”, është shprehur ajo.

Sa i përket Rizartës, Egli ka theksuar se ajo ka ardhur për të luajtur dhe nuk ka nevojë për mbrojtje.

Më pas, ajo ka shpjeguar se nuk dëshiron të flejë më me gjashtë persona në të njëjtin krevat.

Kjo deklaratë ka sjellë reagime nga Aldo dhe Gerta, të cilët e kanë pyetur pse e pranoi sfidën që në fillim.

Situata mes banorëve mbetet e tensionuar, ndërsa loja vazhdon të sjellë surpriza dhe përballje të forta. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat