Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Mediale Vip

Përplasje e ashpër mes Eglit dhe Gjestit: Mos më ndiq nga pas, po më luan

Më: 23 shkurt 2025 Në ora: 16:09
Gjesti dhe Egli

Pas gjithë dramave të fundit, një debat i tensionuar ka shpërthyer mes Eglit dhe Gjestit, duke sjellë më shumë emocione dhe përplasje në shtëpi.

Shkak i debatit duket të jetë zgjedhja e Gjestit për të fjetur me Rizartën, një vendim që ka ndezur dyshime dhe tensione mes tij dhe Eglit.

Gjesti këmbënguli se ka qenë i sinqertë me Eglin që nga fillimi, duke i treguar gjithçka për lojën e tij.

“Nëse do të doja të luaja me ndjenja, do ta kisha bërë më herët. Nëse doja të të bëja xheloze, do ta bëja më parë”, i tha ai.

Nga ana tjetër, Egli nuk e pranoi këtë argument dhe e akuzoi për lojë strategjike: “Dil ti mirë, e unë keq”.

"Nuk e kam problem të largohem nga këtu, bile po e kërkoj”, tha ajo.

Situata u tensionua më tej kur Gjesti, i tërbuar, i tha: “Mos më ndiq nga pas, po më luan”.

Egli iu përgjigj me ironi: “Në rregull, jam shumë e keqe, je shumë i mirë, u kry çdo gjë,” dhe më pas u ul në gjunjë, duke thënë: “Më fal”.

Ky veprim e acaroi edhe më shumë Gjestin, i cili reagoi i nervozuar: “Si ulet në gjunjë”.

Pas kësaj, ai u largua, ndërsa Egli i tha të mos afrohej më. Ai iu përgjigj: “As ti mos hajde afër meje”.

Përplasja e tyre ka lënë një atmosferë të tensionuar në shtëpi, ndërsa mbetet për t’u parë nëse dyshja do të arrijë të sqarojë mosmarrëveshjet apo konflikti do të thellohet më tej.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat